25 raste të skabjes ose të njohur gjerësisht si zgjebja janë paraqitur pranë peditarisë së spitalit bashkiak të Pogradecit. Një gjë e tillë është bërë me dije nga mjeku pediatër Bexhet Liçkollari. Mjeku është shprehur se këto raste kanë qënë të shpërndara në institicione arsimore të ndryshme të rrethit të Pogradecit.
Ata kanë marrë mjekimin e nevojshëm nga mjeku pediatër si dhe janë vazhdimisht nën monitorimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe inspektorëve të tij. Sipas të dhënave të marra në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësore janë vetëm 4 raste të cilat janë aktive momentalisht. Nga këto raste vetëm 4 prej tyre janë aktive.
Po ashtu nga Njesia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) na bëhet me dije se përgjatë periudhës fund shtatori dhe fillim tetori, sipas denoncimeve të bëra ka pasur raste sporadike, por që nuk janë vatra aktive dhe janë drejt shërimit.
Përsa i përket rasteve në konviktin privat të ndodhur në atë që quhet rruga e Drilonit, 3 prej tyre janë banues të fshatit Velitërnë të Korçës.
Ata momentalisht janë të izoluar në shtëpitë e tyre në këtë fshat, ndërkohë që është bërë dezinfektimi në ambjentin e konviktit dhe ai nuk e ushtron momentalisht shërbimin e tij.
Nga ana e NJVKSH janë duke u bërë depsitime të vazhdueshme në ambientet shkollore dhe në shtëpitë ku ka raste të dyshuara. Skabja ose ndryshe zgjebja është një parazit i vogël dhe thuajse i padukshëm i cili futet në lëkurë dhe shkakton ndjesinë e kruajtjes së vazhdueshme.
Sipas mjekut pediatër, nuk mund të flasim për epidemi të kësaj sëmundje, pasi rastet janë duke u mbajtur nën kontroll.