Kreu i qeverisë njoftoi një rritje të konsiderueshme të bonusit për pensionistët. Sipas vendimit të fundit, pensionistët që marrin një pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë trefishin e bonusit të viteve të kaluara, pra rreth 150 euro. Ndërsa ata me pensione mbi 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit, që arrin në 100 euro.
Ky vendim është pritur me kënaqësi nga disa pensionistë në Pogradec, të cilët e shohin këtë si një ndihmë të mirëpritur. Megjithatë, shumica shprehen se ky bonus nuk është një zgjidhje afatgjatë për vështirësitë me të cilat përballen çdo muaj.
Pensionistët theksojnë se shpenzimet mujore janë bërë të papërballueshme, dhe një bonus i dhënë një herë në vit nuk është i mjaftueshëm për të përballuar jetesën e përditshme.
Një tjetër pensionist nënvizon se pensionistët meritojnë më shumë vëmendje gjatë gjithë vitit, jo vetëm për një ditë apo festë
Të moshuarit bëjnë thirrje që qeveria të shqyrtojë mundësinë e rritjes së pensioneve në mënyrë të qëndrueshme, duke u dhënë atyre një dinjitet më të madh në përballimin e sfidave të përditshme.