Categories Aktualitet

POGRADEC/ KONTROLLE TË RREPTA NDAJ PESHKIMIT TË NDALUAR

Shoqata e Peshkimit në bashkëpunim me institucionet përkatëse ka intensifikuar kontrollet gjatë muajit dhjetor për të parandaluar peshkimin në sezonin e ndaluar. Sipas Martin Jaçellit, menaxher i Peshkimit në Pogradec, gjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar shkelje nga peshkatarë të cilët kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me rregullat.

Jaçelli bëri me dije se janë sekuestruar rreth 6000-6500 metra rrjetë peshkimi dhe janë bllokuar mjete si varka që janë përdorur në mënyrë të paligjshme.

Nga ana tjetër, që prej fillimit të muajit janar ka nisur procesi i grumbullimit të vezëve të koranit, një aktivitet që ndihmon në ruajtjen dhe shtimin e popullatës së kësaj specieje të veçantë. Deri më tani, janë grumbulluar rreth 30 kilogramë vezë korani, të cilat do të përdoren për riprodhim në liqenin e Pogradecit.

Autoritetet apelojnë për respektimin e rregullave të peshkimit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ekosistemit të liqenit dhe mbrojtjes së specieve të tij të veçanta, si korani.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *