Pas incidentit të fundit të zjarrit në Pogradec, kryezjarrfikësi Luan Sulstarova apeloi për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke dhënë një mesazh sensibilizues mbi mirëmbajtjen e oxhaqeve.
Ai bëri thirrje që qytetarët të kontrollojnë sistematikisht gjendjen e oxhaqeve të tyre, veçanërisht në sezonin e dimrit, kur përdorimi i tyre është më i shpeshtë. Mesazhi erdhi si pjesë e ndërgjegjësimit bpër të shmangur ngjarje të ngjashme në të ardhmen.