Categories Aktualitet

Pogradec/Ndërron jetë në spital endacaku Peçi(Petrit Jesku)

Pogradec/Ndërron jetë në spital endacaku Peçi(Petrit Jesku)

Petrit Jesku ose siç e njihnin të gjithë në Pogradec Peçi, endacaku i cili prej shumë vitesh jetonte si i tillë në Pogradec mësohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Pogradecit ku ai ishte i shtruar në sallën e reanimacionit pasi kishte shfaqur probleme të rënda shëndetësore rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Peçi nuk ka arritur dot ti rezistojë problemeve shëndetësore.

Peçi është një personazh mjaft i njohur në Pogradec i cili ka qenë i braktisur nga familja e tij prej shumë vitesh dhe për pasojë flinte ku të mundte, për disa kohë ai flinte në një rulo, e në raste të tjera flinte në hyrje pallatesh.

Ndaj tij vazhdimisht ka pasur një solidarizim të madh nga qytetarët të cilët çdo ditë e ndihmonin me ushqim dhe veshmbathje, gjithashtu edhe një fondacion i ofronte higjenë dhe kujdesje fizike të cilën në shumë raste ai e refuzonte.

Peçi ishte një personazh i cili në pamje të parë duke problematik, vetëm në rastet kur e ngacmonin fëmijët, por kur ishte në gjendje të stabilizuar të tregonte shumë për jetën dhe vuajtjet e tij dhe se si familja e kishte braktisur.

Peçin nuk do ta shohin më në rrugë, apo në stola, njerzit nuk do mund të solidarizohen më me të, e në këtë rast nuk na mbetet veçse ti urojmë të pushojë i qetë dhe Zoti ta marrë pranë vetes për ti dhënë kujdesin që familja nuk ja dha në këtë tokë.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *