Categories Aktualitet Ekonomi

Pogradec/ Ngrohja me dru zjarri

Dimri dhe temperaturat e ulëta janë pranë në qytetin e Pogradecit. Për të përballuar të ftohtin, një pjesë e madhe e banorëve ngrohen me dru zjarri. Aktualisht, çmimi i një metër kub lëndë drusore varion nga 4,500 deri në 5,500 lekë, pa përfshirë koston e transportit dhe prerjes së druve.

Të pyetur nga TVSot7, qytetarët shprehen se kanë siguruar disa metra lëndë drusore, pavarësisht çmimeve të larta.

Nga Drejtoria e Shërbimit të Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinën e Pogradecit bëhet me dije se këtë vit ka pasur më pak kërkesë për lëndë drusore, pasi është rritur numri i personave që përdorin alternativa të tjera ngrohjeje. Po sipas këtij institucioni, kapacitetet e nevojshme për furnizimin e familjeve janë të garantuara, pa dëmtuar sipërfaqet pyjore të bashkisë.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *