Categories Aktualitet

Pogradec/ Procedohet penalisht një 20-vjeçar pasi u kap duke transportuar me kamion, 22 metër sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimin penal për shtetasin V. Z., 20 vjeç, banues në fshatin Strelcë, Maliq, pasi u kap në fshatin Velçan, Pogradec, duke transportuar me kamion, 22 metër sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Nga verifikimet rezultoi se 20-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje për drejtimin e mjetit kamion. Lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *