Policia e Korçës akoma nuk ka rënë në gjurmët e 43 vjecarit Edison Sheme, I akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Burime pranë policisë bëjnë të ditur se Sheme nuk ka kaluar kufirin në asnjë prej pikave kufitare por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë kaluar në Greqi nëpërmjet kufirit tokësor
Në këto kushte, Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhërin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Sheme, i cili dyshohet të ketë kaluar nëpërmjet vijës së gjelbër drejt shtetit grek, aty ku prej vitesh ka jetuar ku dhe jeton vëllai i tij
Sipas policisë, në kërkimet e ditëve të fundit në banesat ku dyshohej se mund të ishte fshehur 43 vjeçari, kërkimet nuk ka dhënë rezultat.
Në këto kushte, Prokuroria e Korçës dha urdhërin e kërkim ndërkombëtar, urdhër i cili i është përcjellë Interpol Tirana për të vijuar procedurat e gjetjes së tij
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth një javë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit, pasi e mitura 16 vjeçare denoncoi në polici abuzimin që sipas saj 43 vjeçari ka bërë me të që në moshën 12 vjeçare