Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të ish liceut francez ku ka mbetur i plagosur 29 vjeçari Kostika Ruko
29 vjeçari fillimisht për oficerët e policisë gjyqësore ka deklaruar është plagosur nga dy persona të cilët kanë qënë të maskuar por gjatë hetimit gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër pasi 29 vjeçari Kostika Ruko I ka shkaktuar vetes disa plagë në trup
Sipas policisë, gjithçka mendohet të ketë nisur nga nje konflikt brenda familjes pas një konflikti që ka patur me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij
Sipas policisë, 29 vjeçari në momentin e ngjarjes mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur ndërkohë që ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën
Policia ka bërë me dije se ka nisur procedimin penal për 29 vjecarin Kostika Ruko