Brenda dy javësh në juglindje të vendit kanë humbur jetën 4 adoleshentë. Bëhet fjalë për një 15 vjeçare në qytetin e Ersekës, një 17 vjeçare në qytetin e Pogradecit, një 16 vjeçar në qytetin e Korçës dhe së fundmi një 12 vjeçar nga Maliqi.
Mjekët Kardiologe bëjnë me dije se të 4 adoleshentët kanë ndërruar jetë për shkak të problemeve kardiake, përfshi këtu edhe rastin e fundit, atë të 12 vjecarit.
Mjekja Kardiologe Ilda Lera bën me dije se vitet e fundit po hasen probleme të shumta kardiake tek moshat e reja, përfshi dhe adoleshentët.
Për mjeken Kardiologe e gjithë kjo lidhet se pari me problemet gjenetike, e kequshqyerjes, mungesa e aktivitetit fizik dhe shumë më tepër pijet energjike dhe përdorimi i lëndëve narkotike tek këto mosha
Në spitalin rajonal të Korçës janë shtuar jo vetëm vizitat në repartin e kardiologjisë por ajo çfarë është më shqetësuese, është se moshat nga 20-40 vjeç në të shumtën e rasteve kanë kërkuar trajtim më të specializuar në kryeqytet.