Qafë Thana dhe kthesat e shumta të saj janë të kalueshme pa probleme. Në një kohë kur reshjet e dëborës në juglindje tërheqin me qindra vizitorë, puna për të mbajtur të hapur akset nacionale ka vijuar prej orëve të para të mëngjesit.
Aktualisht reshjet e dëborës janë ndalur dhe i gjithë aksi nacional është i kalueshëm pa probleme. Kërkohe të tregohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve.
Reshjet e dëborës pritet të rinisin sërish gjatë pasdites. Nga ana e emergjencave civile bëhet me dije se firmat kontraktore kanë marrë të gjitha masat për kripë dhe skorje në mënyrë që aksi të kalohet normalisht.