Në qarkun e Korçës janë regjistruar reshje shiu dhe dëbore, duke sjellë sfida për qarkullimin rrugor. Policia e Qarkullimit Rrugor ka apeluar edhe një herë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore për të shmangur aksidentet.
Për të garantuar sigurinë, janë angazhuar patrulla të shumta policore që monitorojnë qarkullimin në akset nacionale, përfshirë rrugët që çojnë në fshatrat turistike të zonës. Vetëm gjatë ditës së sotme, janë vendosur mbi 100 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.
Policia u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisin mjetet me zinxhirë aty ku është e nevojshme, për të shmangur çdo incident të mundshëm.