Shuhet Peter, gjermani që prej shumë vitesh ishte i dashuruar me fshatin turistik të Dardhës
Që në momentin e parë kur ka vizituar Dardhë vendosi të jetojë në këtë fshat ndaj e për këtë bleu një shtëpi gjysmë të rrënuar dhe e ktheu në strehën e tij të banimit familjar.
Peter mësoi shqip madje gjuhën tonë e fliste me dialetiktin e juglindjes pasi siç thoshte, ky fshat e mbushte me ajër.
Peter ashtu si dardharet çdo vit lëvizte në male për të grumbulluar kumbullen e egër e nxjerrë rakinë e njohur
Ai kishte ndërtuar një shtëpi me oborr e lule si gjithë dardharet, pasi ai më shumë se gjerman, ndihej dardhar.
Ikja e Peter ka pikëlluar vendasit pasi do u mungojë humori miqësia dhe dashuria për fshatin e tyre nga ai.