Categories Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, mallra të licencuara të cilat i kishte fshehur në automjet, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

PKK Qafë Thanë

Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, mallra të licencuara të cilat i kishte fshehur në automjet, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në PKK Qafë Thanë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin F. V. Gjatë kontrolleve, në automjet, u gjetën paketime me medikamente për importimin e të cilave kërkohet licencë e posaçme, por shtetasi F. V. po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. V., 31 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *