Gjatë muajve të fundit zona torfike në fushën e Maliqit është kthyer në shqetësim për banorët e fshatrave që banojnë përreth kësaj fushe.
Sipas tyre më e rëndë situata paraqitet në orët e para të mëngjesit por dhe të mbrëmjes aq sa e kanë tejet të vështirë të hapin dritaret për shkak të tymit të çliruar nga djegia
Jashtë kamerave, banorët thonë se gazrat që çlirohen nga djegia e kësaj zone në një sipërfaqe të madhe e bën te vështirë frymarrjen për të moshuarit e fëmijët në veçanti.
Për këtë është kërkuar prej kohësh ndërhyrja e autoriteteve lokale për izolimin e djegies së kësaj zone të kthyer në shqetësim tashmë, në veçanti për banorët e Sheqerasit, Sovjanit, Vreshtas e Pirgut.
Zyrtarisht nga Bashkia Maliq pranohet se një pjesë e mirë e zonës torfike ka djegie natyrale por një pjesë tjetër ka ardhur edhe për shkak të djegieve të tokave arë nga banorët
Te njëjtat burime shtojnë se është kërkuar ndihma e ministrise se bujqësisë për krijimin e kanaleve “mburojë” në zonat torfike, për të krijuar kështu mundësinë tokave përreth pasjen e ujit nën të, e minimizimin e gazrave dhe tymit.