Categories Aktualitet

Vrasja e Martin Çeços/ katër persona janë shpallur fajtorë, 15-25 vite burg për të dënuarit

Vrasja e Martin Çeços është trajtuar dje nga Gjykata e Korçës, ku katër persona janë shpallur fajtorë për këtë vrasje të ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor 2022.

Prokuroria, ka bazuar kërkesën për burg në dëshmitë e dhëna nga të akuzuarit, duke kërkuar dënimin e tyre për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Gjykata ka dhënë këto dënime:

  • Valter Mollaj: 25 vjet burg
  • Edlir Mollaj: 23 vjet burg
  • Martina Pajollari: 20 vjet burg
  • Blendi Angjo: 15 vjet burg
    Pavarësisht këtij vendimi, mbrojtja ka paralajmëruar apelim.

Çeço u gjet i mbytur dhe i hedhur në një rezervuar dy ditë pasi kishte humbur kontaktet me familjen. Policia dhe prokuroria arrestuan disa persona si të dyshuar, përfshirë kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, si dhe bariun e tyre Bledi Angjo. Sipas hetimeve, shkaku i krimit ka qenë një lidhje e viktimës me Martina Pajollarin, e cila dyshohet se kishte nxjerrë në pritë Martin Çeçon.
Pavarësisht akuzave, mbrojtja e të akuzuarve argumentoi se nuk ka prova të mjaftueshme që të lidhin ata me ngjarjen dhe paralajmëroi apelimin e vendimit. Sipas mbrojtësve, asnjë provë konkrete nuk është paraqitur për të treguar se Valter dhe Edlir Mollaj kanë kryer vrasjen, ku dyshohej se viktima dhe autorët e dyshuar mund të kishin pasur kontakte.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *