Categories Aktualitet

Zbulohet një kufomë e dekompozuar në Kolonjë, dyshohet se ka vdekur 6 muaj më parë

Një kufomë e dekompozuar është gjetur ditën e sotme në fshatin Shtikë të Kolonjës. Burime për media kanë bërë me dije se trupi i viktimës do të dërgohet në morgun e Tiranës ku dhe do të kryhet ekspertiza mjeko ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.

Gjithashtu viktima vijon të mos jetë identifikuar, çka do të merren dhe mostra për analizën e ADN-së si dhe do të kryhet dhe ekspertiza antropologjike për të përcaktuar dhe kohën e vdekjes, ndërkohë që dyshohet se personi mund të ketë ndërruar jetë rreth 6 muaj më parë.

E konfirmuar është se kufoma nuk ka dëmtime të jashtme duke përjashtuar pistën e një krimi, ndërsa mendohet se mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje, është se në polici nuk ka pasur asnjë denoncim për persona të zhdukur, duke mos treguar asnjë interesim për personin në fjalë.

Kufoma është konstatuar nga një banor i zonës, i cili po korrte grurin me autokombanjë teksa ka parë viktimën dhe ka lajmëruar menjëherë forcat e policisë

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *