Categories Ekonomi

Taksat për vitin 2025 në Bashkinë e Pogradecit mbeten të pandryshuara

Taksat për vitin 2025 në Bashkinë e Pogradecit mbeten të pandryshuara

Për vitin e ardhshëm, Bashkia e Pogradecit nuk ka planifikuar ndryshime në tarifat e taksave. Drejtoresha e taksave, Enjela Karafili, deklaroi se tarifat do të mbeten të njëjta si ato të vitit 2024, por shtoi se do të ofrohen lehtësira për disa target-grupe.

“Kemi menduar masa lehtësuese për disa kategori qytetarësh dhe biznesesh që kanë nevojë për mbështetje, për të përballuar më lehtë sfidat ekonomike,” tha Karafili.

Ndërkohë, Bashkia synon të ruajë ekuilibrin mes mbledhjes së të ardhurave dhe mbështetjes për komunitetin, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve dhe investimeve publike. Detajet mbi lehtësirat pritet të shpallen në ditët në vijim.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *