Categories kulturë

9 FOTOGRAFË FOTOGRAFOJNË KORÇËN

9 fotografë grek për 3 ditë me radhë kanë vizituar gjithë rrugicat e qytetit të Korçës për të shkrepur me aparatin e tyre momentet më emocionale e për t’i sjellë në një ekspozitë të përbashkët.

Sipas tyre, Korça gjatë këtyre viteve ka pësuar ndryshime të mëdha por ajo çfarë u ka bërë përshtypje është fakti se qytetarët e kanë ruajtur identitetin e qytetit të tyre.

Yiannis Krikis
“Kam qënë në Korçë më parë dhe përherë me ka bere përshtypje se këtu ka kontrast të veçantë nga njëra zonë në tjeren
Njëra tradicionale, tjetra e zhvilluar, tjetra e varfër por qyteti bashkëpunon. Ndaj kam fotografuar dhe portretet e njerëzve të thjeshtë, ata e kanë marrë vëmendjen time “

Yiannis Valasakis
” Te shohësh njerëz që janë kaq të lidhur me njeri tjetrin, tregon se qyteti është i lidhur. Këtë e kam parë nga fillimi kur kam ardhur dhe shkrepa një foto të tre personave, pavarësisht se ishin në distancë, flisnin e komunikonin me njeri tjetrin”

Griogorios Moutsios
“Më bëri përshtypje një prift korçar që ne çdo rrugë që kalonte, njerëzit e takonin dhe rrinin me të. Nuk ndodh kështu në Greqi apo vendet e tjera ku kam qenë. Korça ka ndryshuar për mirë”

Korçën e bëjnë tërheqëse për fotografët jo vetëm arkitektura por me shumë banorët e këtij qyteti, shprehet Athina Perka, kuratorja e kësaj ekspozite

” ne kemi qenë në gjithë botën por njerez me të bukur se korçarët nuk kemu parë. Gjithë fotografët me tregonin për vajzat me veshje të bukur, për njerëzit që ishin mikpritës, për çdo rrugicë që njerëzit i ftonin brenda shtëpive të tyre. Kjo nuk ndodh askund përveç në Korçë “

Ky grup fotografesh të njohur grek kanë fotografuar në 63 vende të botës, duke përfshirë edhe Korçën si destinacionin e tyre të fundit. Fotografët grek më shumë se të fotografojne ndryshimet e Korçës, në ekspozitën e tyre kanë sjellë Korçën tradicionale.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *