Categories kulturë

Arben Golemi sjell Beratin në Pogradec

Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e tij në një arsenal prej mijëra vizatimesh dhe qindra pikturash, nëpërmjet ekspoztiës “Imazhe të gërvishtura” sjell fasadat e Beratit në në Pogradecin e liqenit. Golemi thotë se rikthehet pas 14 vitesh në Pogradec, duke sjellë një ekzpozitë ndryshe, sa kolorite aq edhe të thellë.

Për piktorin pogradecar Vangjo Vasili, Arbeni është artist i një tjetër kalibri, i cili si një arkitekt i zoti, sjell në pikturë forma, ngjyra dhe drita që pakkush arrin ti realizojë si ai.

Ekspozita “Imazhe të gërvishtura” përbëhet nga 18 punime të përmasave të mëdha, për disa ditë ajo do të qëndrojë e hapur për publikun artdashës pogradecar.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *