Categories kulturë

Karnavalet në Pojan, tradita shekullore vazhdon

Karnavalet në Pojan, tradita shekullore vazhdon

Edhe këtë vit, të rinjtë dhe banorët e fshatit Pojan mbajtën gjallë traditën shekullore të karnavaleve, duke zbukuruar rrugët me veshjet e tyre karakteristike dhe përcjellë mesazhin e këtij riti pagan.

Festa shumëngjyrëshe mblodhi bashkë jo vetëm banorët e Pojanit, por edhe të fshatrave të tjerë të njësisë administrative Pojan, të cilët iu bashkuan atmosferës festive.

Karnavalet, që janë një trashëgimi kulturore unike e zonës, po fitojnë gjithnjë e më shumë vëmendje dhe pritet që në vitet e ardhshme të përfshijnë edhe fshatra të tjerë të qarkut të Korçës, si Progëri dhe Polena.

Festa është një dëshmi e gjallë e pasurisë kulturore të zonës dhe një mundësi për të promovuar vlerat tradicionale ndër breza.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *