Categories kulturë

Nxënësit e gjimnazit “Muharrem Çollaku” sjellin gëzim për fëmijët e kopshtit “Drita e Dijes” në Rrëmenj

Nxënësit e gjimnazit “Muharrem Çollaku”, së bashku me mësuesen e tyre Mirela, kanë ndërmarrë një nismë të veçantë për festat e fundvitit, duke dhuruar lodra dhe dhurata për fëmijët e kopshtit “Drita e Dijes” në fshatin Rrëmenj. Kjo iniciativë ka sjellë gëzim dhe atmosferë festive për të gjithë të pranishmit, duke u shndërruar tashmë në një traditë të përvitshme.

Edukatorja e kopshtit, Alma Maçolli, shprehu mirënjohjen për këtë gjest bujar dhe inkurajoi bashkëpunime të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Llazari, një nxënës i cili ishte veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri, theksoi rëndësinë e këtij projekti dhe ftoi të gjithë komunitetin të kontribuojnë në nisma të ngjashme.

Ndërkohë, nxënësja Stelina Jaupi u shpreh se të gjithë bashkëmoshatarët e saj ndjejnë kënaqësi dhe lumturi kur japin kontributin e tyre për këto aktivitete.

Me këtë nismë nxënësit e gjimnazit Muharrem Çollaku japin mesazhin se solidariteti dhe dhurimi janë vlera që duhet të kultivohen gjithmonë.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *