Fëmijët e kopshtit të Vërdovës kanë kryer këtë të mërkurë një vizitë në ambjentet e Bibliotekës “Mitrush Kuteli”. Aty fëmijët janë pritur nga Klodiana Prifti, specialiste pranë kësaj biblioteke, e cila u ka shpjeguar atyre rëndësinë e librit dhe leximit si dhe i ka ftuar që të regjistrohen pranë bibliotekës së qytetit.
Prifti në një intervistë për TV Sot7 u shpreh se qëllimi i kësaj vizite është nxitja e fëmijëve për të lexuar libra me tematika të ndryshme, që në moshë të herët.
Fëmijët dëgjuan me vëmendje fjalët e specialistes së bibliotekës teksa shprehën dhe interes për të parë nga afër librat dhe për tu bërë pjesë e lexuesve të vegjël të bibliotekës.