Categories kulturë

“Sportistët e vitit” ishte mbrëmja sportive që u organizua nga Bashkia e Pogradecit për 10 sportistët më të mirë të vitit 2024 dhe jovetëm.

“Sportistët e vitit” ishte mbrëmja sportive që u organizua nga Bashkia e Pogradecit për 10 sportistët më të mirë të vitit 2024 dhe jovetëm.

Në këtë mbrëmje janë rikthyer në kujtesën e pogradecarëve edhe ish sportistë e trajnerë të njohur, duke u falur emocione të pranishmëve në sallë, homazh u bë për Statsi Vako, Agron Ruvina, Ilir Luarasi, Qani Mbroçi dhe Thanas Papa.

Ndërkohë sportistët e njohur që luajnë në ligat ndërkombëtare por edhe me kombëtaren shqiptare si Endri Çekiçi, Erjon Hoxhallari, Ernest Muçi, lojtarë si Isi Manellari, Marin Abazaj e Vangjel Zguro janë vlerësuar në një mbrëmje si kjo.

Për dy ish sportistë si Festim Fetollari dhe Spartak Elmazi të cilët janë larguar parakohe nga jeta u dhanë titujt Krenaria e Qytetit.

Antari I komitetit ekzekutiv të FSHF, Ylli Çekiçi ka bërë me dije se ky institucion së shpejti do të investojë në infrastrukturën sportive të klubit të Pogradecit.

Një aktivitet i tillë organizohet për herë të parë në Pogradec, si një formë vlerësimi për sportistët e të gjitha disiplinave në volejboll, not, futboll, basketboll dhe arte marciale.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *