Categories Politikë

Partia Mundësia hap degën e saj në Korçë

Partia Mundësia e Agron Shehajt ka hapur degën e saj në Korçë, ku të pranishëm ishin dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të kësaj partie të re. Në fjalën e tij, Shehaj tha se arsyeja përse ka krijuar një lëvizje të re politike është që të rrisë besimin e qytetarëve për një rotacion politik dhe të ndalë largimin.

Shehaj ka deklaruar se në zgjedhjet e vitit 2025 nuk do të jetë në koalicion me asnjë parti politike.
sinkron
“Pavarësisht vështirësive ne nuk duhet të dorëzohemi” ka thënë Shehaj.

Më tej Shehaj e vuri theksin tek besimi që duhet të kenë njerëzit te kjo parti dhe te opozita që kjo parti do të bëjë në Parlament, duke shtuar se duan t’u ofrojnë shqiptarëve një qeveri të pakorruptuar.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *