Categories Politikë

Pogradecarët i bashkohen protestës

Opozita proteston këtë 29 tetor në akset kryesore të Shqipërisë. Nuk kanë munguar as qytetarë të Pogradecit të cilët janë bërë pjesë e kësaj proteste. Pikërisht këtë të hënë në orët e drekës janë nisur nga Pogradeci në drejtim të Elbasanit disa qytetarë të cilët protestojnë së bashku me bashkevendasit e tyre.

Mësohet se nuk ka pasur grumbullim të protestuesve dhe as mjet transporti të siguruar për të udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit. Protestuesit kanë udhëtuar në grupe të vogla me automjetet e tyre personale. Qytetarëve u është bashkuar pa dyshim dhe Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela. Në një prononcim për TvSot7 ai është shprehur: “Sot jemi i vetmi vend në kontinent, mbase dhe në botë me lider opozite të burgosur.
Jemi vendi ku prej 12 vitesh qeverisemi nga krimi i organizuar duke kthyer vendin në hambar kokaine.Jemi vendi me rekordet botërore të korrupsionit prej miliadra eurosh në vit. Për këto dhe të tjera arsye, në 12 vite, janë larguar 1 milion shqiptarë. Sot duhet të protestojmë dhe për ta. Për ata që janë larg familjes sepse ky vend u jep çdo ditë arsye për t’u larguar.Mosbindja civile është kushtrimi i shqiptarëve për të patur një qeveri që punon për ta dhe jo për të vjedhur ata.”

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *