Categories Aktualitet Shëndet

Pogradec/ Vaksina ndaj gripit sezonal

Qytetarët e Pogradecit kanë treguar interes të shtuar këtë vit për të bërë vaksinën e gripit. Gripi sezonal është një problem serioz i shëndetit publik i cili shkakton gjëndje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe deri në vdekje tek grupet me risk të lartë. Sipas Silvana Bozdos, drejtore pranë Qendrës Shëndetësore Pogradec, vaksina është mënyra më e mirë për tu mbrojtur ndaj gripit i cili shfaqet në periudhën vjeshtë-dimër.

Sipas Insitutit të Shëndetit Publik vaksinimi ndaj gripit sezonal duhet të jetë i përvitshëm pasi viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti i përftuar nga vaksina e kryer më parë, bie me kalimin e kohës.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *