Futbollisti pogradecar Jorgo Qeleshi pas operacionit tek ligamentet e gjurit ka filluar fazën e riaftësimit
Futbollisti ka bërë me dije se operacioni ka dalë me sukses edhe në kushte kur është nga operacionet me të vështira dhe tani është në fazën e riaftësimit
Sipas maliqarit të skuadrës liqenore kjo fazë zgjat me shume se 3 muaj, deri në fillimin e stërvitjes individuale
Kjo tregon se për mesfushorin e talentuar sezoni edhe mund të ketë përfunduar.
Megjithatë, futbollisti tha se nëse gjërat shkojnë mirë nuk përjashtohet mundësi që lojtari të jetë pjesë e ndeshjeve të fundit të skuadrës.
Demtimi i Qeleshi ne stervitje pas javes se pare te ketij sezoni ka shqetesuar se tepermi edhe trajneit Samuel Nikaj pasi mesfushori eshte nga lojtaret kryesor te skuadres pogradecare.