Flamurtari triumfon në ndeshjen ku u tund 16 herë rrjeta, eliminohet Lushnja. Mësoni rezultatet dhe golashënuesit
Ndeshjet e sotme në Kupën e Shqipërisë kanë përcaktuar emrat e ekipeve që vazhdojnë më tej në këtë turne. Kanë qenë ndeshje ku janë regjistruar shumë goleada, pasi janë shënuar në total 77 gola në 16 ndeshje.
Ajo që bie në sy është fitorja e thellë 15 -1 e Flamurtarit ndaj Devollit, me Shkurtajn i cili ka tundur 5 herë rrjetën në këtë duel.
Ndërkaq, një tjetër rezultat që bie në sy është eliminimi i Lushnjes, e cila doli nga gara pasi u mund me shifrat 1 – 0 nga Oriku.