Ekipi i futbollit Maliqi ka dalë i mundur në ndeshjen e transfertës kundër Turbinës, duke humbur me rezultatin 2-1. Përballja e zhvilluar në fushën e ekipit nga Cërriku ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, por vendasit arritën të sigurojnë fitoren, duke shënuar dy gola ne pjesen e pare, pjese e cila eshte dominuar nga vendasit. Kjo edhe per shkak te lojes shume te dobet te dy lojtareve te qendres se mbrojtjes por dhe lojtareve te tjere te mesfushes dhe linjes se djathte.
Për skuadrën maliqare kjo eshte humbja e pare pas tri ndeshje te fituara ndaj dhe per kete edhe per trajnerin Egli Malesia humbja eshte një goditje e rëndë në objektivat e saj për sezonin, ndërsa për Turbinën, fitorja përforcon disi pozitat ne renditje ne keto jave te para te sezonit.
Trajneri i Maliqit, në një deklaratë pas ndeshjes, shprehu zhgënjimin për rezultatet dhe theksoi nevojën për përmirësim në ndeshjet e ardhshme.