Paulo Estrela është futbollisti i ri që pritet ti bashkohet skuadrës të Skënderbeut për gjysmën e dytë të këtij sezoni
Portugezi 25 vjeçar ka rënë në dakortesi në parim me klubin korçar dhe pritet të firmosë për skuadrën korçare për këtë sezon me opsion edhe një kampionat tjetër
Paulo Estrela është mesfushor qendre dhe ka qenë prezent në 45 ndeshje të kampionatit portugez ndërsa së fundmi luante për Portimonese në kategorinë e dytë.
Gjithashtu, 25 vjeçari ja qenë pjesë e kombëtares U19 të Portugalisë dhe cilësohet si një nga lojtarët që pritet të kontribuojë për nxjerrjen e Skënderbeut nga situata ku ndodhet në fund të renditjes së kategorisë superiore