Categories Sport

“Sirena” suedeze, sulmuesi i Skënderbeut vëzhgohet nga AIK Stokholm

Javën që shkoi Ermir Rashica luajti dy ndeshje, të parën me Shpresat dhe të dytën me Skënderbeun në kampionat, ku ishte protagonist me golin e shënuar ndaj Bylisit.

Për këtë futbollist, që luan sezonin e dytë me korçarët, ka kohë që interesohen klube të kampionateve të huaja. Pistave të mundshme tashmë u është shtuar edhe ajo suedeze. TV Sot7 ka mësuar se sulmuesi 20- vjeçar është vëzhguar nga afër në “Air Albania” gjatë ndeshjes me Armeninë nga përfaqësues të AIK Stokholmit.

Rashica luajti 90 minuta në atë ndeshje dhe drejtuesit suedezë kanë mbajtur shënime. Për të ka interesim edhe nga kampionate më të forta, si Belgjika apo Polonia, kështu që në janar Skënderbeu do ta ketë të vështirë ta mbajë. Klubi korçar synon që të përfitojë sa më shumë nga shitja e 20-vjeçarit, autor i 4 golave gjatë fazës së parë të kampionatit dhe një titullar me shumë peshë në formacionin e trajnerit Gvozdenoviç.

Me kalimin e kohës, nëse sulmuesi vazhdon me këtë ritëm, me siguri në klubin korçar do të mbërrijnë oferta të tjera. Mosha e re dhe rendimenti aktual e favorizojnë shumë lojtarin për të kaluar në një kampionat më të fortë.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *