Jam i mërzitur”,Rastet i krijuam, por kundër Partizanit pa pesë titullarë është e vështirë. Keshtu eshte shprehur pas ndeshjes se humbur me Partizanin trajneri i Skenderbeut Ivan Gvozdenoviç per te vijuar me tej
Patjetër që jam i mërzitur, jo vetëm për mungesat se kjo ishte situate përpara dhe nuk mund të qahemi. Mund të kapnim një rezultat më të mirë. Nga momenti kur Partizani shënoi gol, patëm rast me Rashicën dhe Tajon. Dua të uroj Partizanin për fitoren.
Pa katër ose pesë titullarë me Partizanin është e vështirë. Kam besim dhe nga lojtarët e pankinës që sot bënë mirë, me titullarët e sigurt që do ta bënim më të vështirë sot për Partizanin. Sot çunat bënë mirë, jemi të mërzitur vetëm nga rezultati. Me pak fat mund të shënonim një gol dhe të kapnim barazim, në 5 minutat e fundit ishim të hapur. Të mërzitur jemi po do vazhdojmë.
Ndoshta mungesa ishte faktori i parë dhe më i madh pse nuk ishim në nivel si gjithmonë. Çuçka sot ishte hera e parë nga fillimi, Tajo njësoj. Ato bënë mirë, por ndoshta ishte maksimumi nga ato. Nuk kanë minuta dhe ndoshta ky ishte maksimumi për ne. Krijuam raste, 3 herë Rashica, Tajo dhe një herë Çuçka në pjesën e dytë”.