Skënderbeu dhe Partizani sfidojnë njëri-tjetrin ditën e mërkurë, më 30 tetor ora 17:00. Kjo ndeshje vlen për javën e 11-të të Superiores dhe të dyja skuadrat fitoren. Ivan Gvozdenoviç është shfaqur me dhimbje koke në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes teksa duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin Elvis Prençi, që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Elbasanit. Ndërkaq janë edhe 5 lojtarë të tjerë që mungojnë për bardhekuqtë si Janaqi, Nikaj. Bismark, Gërco dhe Doka duke shtuar më tepër problemet për Skënderbeun.
Të kuqtë e Partizanit mbajnë kreun e klasifikimit, por numërojnë vetëm gjashtë pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të tetë. Kjo është dhe arsyeja përse sfida mes këtyrë dy skuadrave premton spektakël.