Categories Sport

Video/ Tension dhe tre kartona të kuq në ndeshjen e luajtur në Bilisht mes Devollit dhe Tomorrit, takim i fituar nga vendasit 2-1

Tension dhe tre kartona të kuq në ndeshjen e luajtur në Bilisht mes Devollit dhe Tomorrit, takim i fituar nga vendasit 2-1

Pas golit të parë të bilishtarëve me Hasaj, tifozeria vendase nuk ka kursyer të sharat për ekipin beratas. Në këtë moment, Xhoel Vrapi, një nga lojtarët e Tomorit është drejtuar nga tribuna e ultrasve duke ulur të mbathurat, veprim që ka acaruar jo vetëm tifozerine por edhe pankinën e skuadrës së Devollit

Në këtë moment gjyqtari i ndeshjes ka nxjerrë jashtë loje me kartonin e kuq lojtarin beratas, karton që ka acaruar së tepërmi pankinën e Tomorit të cilët në mënyrë masive janë “turrur” gjyqtarit të ndeshjes, i cili në çast u ka treguar kartonin e kuq trajnerit të ekipit mik Muxhaj dhe Drobonikut, njërit prej pjesëtarëve të stafit, kartona që e kanë acaruar së tepërmi atmosferën në stadium

Në kushte të tilla ndeshja është ndërprerë për minuta të tëra deri sa policia ka zbrazur tribunën e tifozerise përballë tribunës kryesore si dhe ka izoluar në dhomën e zhveshjes trajnerin, lojtarin dhe pjesëtarin e stafit të nxjerrë me kartona të kuq.

Vetëm pasi janë ekzekutuar masat e gjyqtarit ndeshja ka rifilluar për t’u fituar nga Deovllinjte në rezultatin 2-1.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *