Categories Sport

Volejboll/ Skënderbeu humbet 0-3 në shtëpi me Partizanin në volejboll për meshkuj

Skënderbeu humbet 0-3 në shtëpi me Partizanin në volejboll për meshkuj. Në një ndeshje që ka pasur rivalitet vetëm në setin e parë, që është fituar nga të “kuqtë” me rezultatin 25-27. Duhet thënë se në këtë set të parë korçarët kanë gabuar vetëm në pikët e fundit aty ky miqtë janë treguar më të saktë për ta mbyllur setin me pikët e “mëdha”.

Dy setet e tjera të ndeshjes janë fituar me të njëjtin rezultat nga Partizani 19-25, sete këto që janë administruar më mire nga miqtë, ndërkohe që korçarët kanë gabuar jo vetëm në shërbim, por dhe në sulm duke ja bërë më të lehte fitoren volejbollistëve të Partizanit, ekip që është i vetëm në krye të renditjes.

Të shtunën në oren 17.00 në Pogradec luhet një ndeshje shumë e rëndesishme për liqenorët ajo mes Pogradecit dhe Dinamos ekip i rikthyer ne kategorinë e më të mirave te volejbollit.

25-27
19-25
19-25

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *