Ardian Mema është trajneri i ri i Pogradecit, i cili zëvendëson shkodranin Samuel Nikaj i larguar pas humbjes 2-0 në transfertë me ekipin e Kastriotit
Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime të siguruara pranë klubit pogradecar, burim i cili tha se diten e sotme është shkarkuar nga detyrë e administratorit edhe Nesti Binishi, vend të cilin do ta ketë Kopi Gusho, i cili për shumë vite ka qenë drejtor i klubit të futbollit të Pogradecit
Nga dita e nesërme pritet që Mema dhe Gusho të paraqiten pranë ekipit nga përfaqësues të presidencës së kësaj skuadre
Në merkaton e dimrit mësohet se presidenca ka gati emrat e disa futbollistëve cilësorë të cilët do ta ngjitin skuadrën pogradecare në vendet e para në renditje