Categories Uncategorized

Korçë/ Fermerët e juglindjes marrin vetëm 50% të naftës

Fermerët e juglindjes së vendit kanë marrë vetëm 50% të naftës ndërkohe që janë në pritje të përfitojnë e sasinë tjetër.

Ka prej atyre fermerëve potenciale të cilët nuk kanë përfituar asnjë litër naftë.
Një gjë e tillë bëhet me dije nga Totila Orhan nga fshati Rrëmbec dhe Festim Kupe dhe fshatin Drithas.

Drejtori i drejtorisë rajonale të ekstensionit bujqësor Vullnet Gjolla shprehet se këtë vit ka patur 10.350 aplikime e 80% prej tyre kanë periftuar 50% të sasisë së naftës.

Burime zyrtare pranë drejtorisë rajonale të ekstensionit bujqësor bëjne me dije se fermerët do të përfitojnë sasinë tjetër të naftës kur te kenë përfunduar aplikimet e fermerëve të tjerë që nuk kanë aplikuar ende.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *