Categories Uncategorized

Korçë/ Plagosja e Manderina Çelës në Korçë, një ngjarje e paralajmëruar e dhunës në familje

Ngjarja e sotme në qytetin e Korçës ku ka mbetur e plagosur 30 vjeçarja Manderina Çela duket se ka qenë një ngjarje e paralajmëruar nisur edhe nga fakti se autori dy vite më parë ështl arrestuar nga policia për përndjekje ndaj 30 vjeçares.

Burime të siguruara thanë se për 41 vjeçarin Ilir Çami gjykata fillimisht gjykata kishte vendosur arrest shtëpie dhe më pas masa e sigurisë ka ndryshuar gjatë këtyre dy viteve.

Sipas nënës së Manderina Çelës, Fatmirës, autori i ngjarjes së sotme gjatë gjithë kësaj periudhe ka vijuar të përndjekë të plagosurën, për të ardhur tek dita e sotme me një ngjarje aspak të lehtë.

30 vjeçarja Manderina Çela është e martuar dhe ka 3 fëmijë, ndërkohë që edhe 41 vjeçari Ilir Çami është i martuar, por nuk ka hequr dorë nga e dashura e tij, që kishte pasur lidhje jashtëmartesore dy vite më parë.

Ndërkohë që 30 vjeçarja ka qenë e pajisur gjatë gjithë kësaj kohe me urdhër mbrojtje nga gjykata.

Kjo tregon se kjo ngjarje ka qenë e paralajmëruar ashtu siç kanë qenë të tilla edhe ngjarje të tjera të ndodhura në Korçë, përfshi atë ku bashkëshorti tentoi të djegë me benzinë ish gruan me të cilën kishte tre fëmijë disa muaj më parë.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *