Një shtëpi në fshatin Vlocisht të bashkisë së Maliqit është djegur plotësisht nga zjarri.
Në momentin e zjarrit, brenda banesës ka patur familjarë të cilët për fatin e mirë kanë arritur të dalin pa marrë lëndime nga flakët që janë përhapur me shpejtësi.
Paraprakisht, ekspertët e shërbimit zjarrfikës dyshojnë se zjarri mund të ketë ardhur nga një defekt në sistemin elektrik
Ka qënë shërbimi zjarrfikës I bashkisë së Maliqit ai që ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa u përhapur në banesat e tjera ngjitur me atë të përfshirë nga zjarri.
Përpos policisë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe kryebashkiaku Gëzim Topçiu I cili është shprehur se institucioni i pushtetit lokal do të bëjë gjithçka duhet për sistemin e familjes në një banesë tjeter e me pas nëpërmjet këshillit bashkiak do të bëhet e mundur çelja e një fondi për rindërtimin e saj