POGRADEC/ “Evidento kontributet dhe pjesëmarrjen e të moshuarve në shoqëri”

Dita e të moshuarve në Pogradec u festua me aktivitetin “Evidento kontributet dhe pjesëmarrjen e të moshuarve në shoqëri” të mbajtur në qendrën ditore të të moshuarve.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm të moshuar të shumtë të cilët janë dhe frekuemtues të përditshëm të qendrës ditore, si dhe pjestarë të administratës publike.

Një prej tyre ishte dhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, i cili në fjalën e tij theksoi mbështetjn e institucioneve përkatëse për të evidentuar dhe ndihmuar personate moshës së tretë të cilët jetojnë vetëm.

Ivana Llakmani, drejtoreshë pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale tregoi rëndësinë e moshës së tretë në shoqëri si dhe përkrahjen e vazhdueshme të drejtorisë për këtë grupmoshë.

Në Qendrën Ditore të të Moshuarve janë të rregjistruar rreth 200 persona të cilët mund të shijojnë në atë ambjent pije pa pagesë dhe të shpenzojnë kohë nën shoqëinë e njëri tjetrit.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *