Është zhvilluar këtë të enjte në Pogradec takimi i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore “Për peisazhin e mbrojtur Tokësor dhe Ujor”. Ky takim u thirr nga prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole, i cili ka kërkuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse marrjen e masave të nevojshme për mirëadministrimin e zonave të mbrojtura të cilat shtojnë potencialin turistik të Pogradecit e gjithë rajonit.
Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Gjergji Koki prezantoi punën e kësaj drejtorie mbi arritjet e realizuara dhe problematikat e konstatuara.
Në këtë takim u vu theksi edhe te domosdoshmëria për gjetjen e burimeve alternative për hartimin e Planeve të Menaxhimit për zonat e shpallura të mbrojtura.
Categories
Uncategorized