Categories Uncategorized

Pogradec/ Mungesa e sinjalistikës problem për drejtuesit e mjeteve

Ka filluar tashmë funksionimin aksi i ri rrugor Pogradec – Dogana Tushemisht. Kjo do të thotë se është mbyllur aksi i vjetër që drejtuesit e automjeteve kanë përdorur për të shkuar në pikën e kalimit kufitar të Tushemishtit. Por ajo që vihet re është mungesa e sinjalistikës rrugore për orientimin e drejtuesve të mjeteve për të përdorur aksin e ri. Kjo gjë ka krijuar dhe konfuzion tek drejtuesit e mjeteve.

Aksi rrugor përgjatë bregut të liqenit, përveç se ka infrastrukturë të amortizuar dhe aspak piktoreske, tashmë përballet edhe me mungesën e sinjalistikës. Kjo situatë sipas drejtuesve të automjeteve që frekuentojnë këtë rrugë po krijon probleme për të gjithë ata që synojnë të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *