Në pikën turistike të Drilonit dy vitet e fundit është duke u zbatuar projekti i cili synon transformimin e tij. Projekti pëfshinte punimet për rehabilitimin e kalimit të këmbësorëve dhe biçikletave, rikualifikimin e zonave të gjelbëruara, përmirësimin e ndriçimit publik dhe shtimin e hapësirave të pushimit me stola të rinj dhe vende të dedikuara për piknik.
Të pyetur qytetarët shprehen se pavarësisht këtyre punimeve të cilat zgjatën më shumë, ata tani qetësisht mund të shijojnë shëtitjen në këtë park.
Nga ana tjetër për bizneset që operojnë në këtë zonë turistike u shprehën jashtë kamerave se kohëzgjatja e punimeve përtej periudhës së parashikuar fillimisht në projekt, ka pasur një ndikim negativ në numrin e frekuentimit të vizitorëve si vendas dhe të huaj. Ndërkohë ditën e premte pritet një vizitë e Kryeministrit Edi Rama në Parkun Kombëtar të Drilonit.