Faza e mbjelljes së grurit ka nisur më 10 tetor dhe pritet të zgjasë deri në fund të muajit nëntor. Deri më tani, sipas Vasfi Dulellarit, specialist i bujqësisë, janë mbjellë rreth 500 hektarë me grurë.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj kulture, Dulellari thekson se janë zhvilluar takime dhe konsultime me fermerët, duke i orientuar drejt metodave më të mira për mbjellje dhe kujdesin ndaj kulturës së grurit.
Në vendin tonë, gruri mbetet kultura kryesore e drithrave dhe mbillet në sipërfaqe më të mëdha krahasuar me kulturat e tjera. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përpara viteve ’90 mbilleshin rreth 200 mijë hektarë me grurë, ndërsa sot kjo shifër është ulur në 80 mijë hektarë.