Categories Sport

K.F. Pogradeci ka nisur një fazë të re drejt rikthimit në identitet, dy mesfushorët pogradecarë, Ildi Shyti dhe Kevi Berberi, janë rikthyer në stërvitje me ekipin

K.F. Pogradeci ka nisur një fazë të re drejt rikthimit në identitet, duke u fokusuar në përforcimin e skuadrës me lojtarë vendës. Në këtë kuadër, dy mesfushorët pogradecarë, Ildi Shyti dhe Kevi Berberi, janë rikthyer në stërvitje me ekipin. Të dy kanë qenë pjesë e skuadrës së liqenorëve para se të transferoheshin për të luajtur në ligat inferiore në Gjermani.

Ky zhvillim tregon se klubi synon të integrojë lojtarët në grupin e trajnerit Ardian Mema për sezonin e ardhshëm. Me këto lëvizje, K.F. Pogradeci po përpiqet të rikthejë frymën dhe identitetin e saj tradicional, duke i dhënë përparësi talentit lokal dhe forcimit të bazës së ekipit me lojtarë që kanë lidhje të ngushta me qytetin.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *