Categories Aktualitet

E rëndë në Maliq/ 68-vjeçari ngacmon seksualisht një 11-vjeçare

Një 68-vjeçar akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture në fshatin Strelce të bashkisë Maliq.

Policia ka kryer arrestimin e tij, pasi dyshohet se i moshuari ka ngacmuar me fjalë fyese një 11-vjeçare

Për këtë ka reaguar vëllai i tij i cili shprehet se:

“Unë nuk di gjë fare, nuk isha këtu, më thirren mbrëmë në orë 5:30 ishte policia, do ta marrim tha se ka ndodhur një mosmarrëveshje, rreth orës 4. E morën dhe ikën, kaq di unë, nuk di gjë tjetër. Mbrëmë e arrestuan, më thirren se ishte policia këtu.

Vajza nga i njëjti fshat është por banon në lagje tjetër.

Unë nuk di gjë por këtu do ketë ardhur për ndonjë gjë(për të blerë në dyqan),vëllai ka dyqanin e tij.”

Nga ana tjetër e ëma e minores teksa ka folur për mediat është shprehur se:

” Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha vajza kaq.

Nuk e ka ngacmuar, nuk e di tani vajza ishte vetë aty. Nuk e dërgoja shpesh ndonjëherë në të rrallë në dyqan, nuk kam borxhe te ai dyqan.

Hiç asgjë jo llafe të pista i kishte thënë. Unë nuk di gjë, vetëm llafe të pista më tha. Burrin e kam në Greqi në fshat jam me fëmijët”

Ngjarja I ka kaluar prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *