Është prezantuar në Korçë Strategjia Kombëtare për Turizmin 2024 – 2030, e cila është hartuar nga ministria e linjës në bashkëpunim me të tjerë aktorë. Ky tur konsultimesh publike do të vijojë edhe në qytete të tjera të vendit. Strategjia Kombëtare për Turizmin, nis nga Korça turi i konsultimeve.
Sezoni turistik veror është mbyllur me rreth 9,7 milionë turistë të cilët kanë ardhur në Shqipëri deri në fund të muajit shtator, duke shënuar një rritje prej gati 25% më shumë se viti i kaluar. Sipas zv/ministres së turizmit dhe mjedisit sezoni veror ka qenë i shtuar në flukse dhe i përhapur në territor:
Deklarata është dhënë në kuadër të prezantimit në Korçë të Strategjisë kombëtare për turizmin 2024 – 2030. Kryebashkiaku i Korçës ka kërkuar më shumë përfshirje të potencialeve turistike të qarkut të Korçës në promocionin kombëtar që i bëhet vendit:
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur nga Korça një tur konsultimesh publike për Strategjinë Kombëtare për turizmin 2024 – 2030 dhe do të vijojë edhe në qytete të tjera me potenciale turistike.