Categories Aktualitet

POGRADEC/ ZGJIDHET KRYETARI I SINDIKATËS SË PENSIONISTËVE

Këtë të shtunë u zhvilluan zgjedhjet për Kryetarin e Sindikatës së Pensionistëve të rrethit të Pogradecit. Zgjedhjet u mbajtën në sallën e këshillit bashkiak teksa garuan për postin 3 kandidatura: Pëllumb Regjollari, Enver Bejko si dhe Mehmet Cani.

Enver Bejko ishte ai i cili mori më tepër vota nga pensionistët e pranishëm. Në një intervistë të dhënë për TVSot7, Bejko shprehet se shqetësimet e pensionistëve në Pogradec janë të shumta, por ai zotohet për ti ngritur ato në institucionet përkatëse.

Në fund të procesit të votimit u numëruan gjithsej 73 vota, nga të cilat 50 shkonin për Enver Bejkon, 6 për Mehmet Canin dhe 17 të tjera për Pëllumb Regjollarin.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *