Categories kulturë

POGRADEC/ “PIKË UJI KTHEHET NË SHTËPI”

Filmi “Pikë Uji” i regjisorit të njohur Robert Budina është shfaqur mbrëmjen e 25 tetorit në kinemanë e qytetit në Pogradec. Filmi ka në qendër një histori të errët përdhunimi e përmes saj shpalos plagë të shoqërisë shqiptare, në raport me moralin, të vërtetën, korrupsionin dhe drejtësinë.

Në fakt filmi “Pikë Uji” është rikthyer në shtëpinë e tij pasi ai është xhiruar i plotë në Pogradec. E për këtë regjisori Robert Budina i është shumë falenderues pogradecarëve për mikëpritjen e tyre.

Me një kast aktorësh të përzgjedhur “Pikë Uji” mbushi sallën e kinemasë së qytetit si asnjëherë më parë. Disa prej aktorëve nëpërmjet TVSot7 ndajnë me publikun karakteristikat dhe mesazhet pas rolit të tyre.

Filmi “Pikë Uji” do të shfaqet përsëri më datat 26 dhe 27 tetor në kinemanë e qytetit të Pogradecit.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *